“Pse po rreni” ka qenë përgjigja që ylli i Kosovës në futboll, Milot Rashica, që e ka shkruar në një postim të faqes “WeLoveKosovo” në Instagram.
Aty thuhej se ai ka deklaruar se ëndërronte kalimin te Real Madridi dhe se idhull e ka Cristiano Ronaldon.
“Qysh kur isha i vogël, dëshira ime ishte të luaja për Real Madridin. Lojtari im i preferuar është Ronaldo. Shpresoj që një ditë të luaj atje – Milot Rashica”, ishte shkruar në fotografinë e postuar nga kjo faqe e në të cilën shihej ylli i Werderit por me fanellë të Real Madridit.
I menjëhershëm ishte reagimi i Rashicës që duke e shoqëruar me emotikone duke qeshur ka përgënjeshtruar lajmin dhe duke shkuar: “Pse po rreni”.
Rashica ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit te Werderi duke nxitur interesimin nga shumë skuadra evropiane.
Ai aktualisht gjindet në Spanjë, por për ta kryer fazën përgatitore me Werderin. /Telegrafi/