Site icon Telegrafi

Milot Rashica pas suksesit me Werderin: Çfarë ndeshje fantastike kundër Dortmundit, faleminderit fansa

Borussia Dortmundit është befasuar para shikuesve të vetë në Signal Iduna Park në kuadër të DFB Pokal.

“Milionerët” pësuan humbje të papritur në penallti kundër Werder Bremenit pasi që ndeshja pas 120 minutave përfundoi e barabartë 3-3.

Një prej lojtarëve të ndeshjes ishte edhe reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, i cili u paraqit për rreth 70 minuta.

Madje, mesfushori me tipare sulmuese ka shënuar golin e parë të ndeshjes në të pestën minutë pasi mori një pasim të saktë nga Max Cruse.

Pas takimit, 22-vjeçari ka gjetur kohë që t’i drejtohet fansave përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka falënderuar fansat.

Lexo po ashtu Werder Bremen e eliminon Borussia Dortmundin në ndeshjen që solli gjashtë gola dhe u vendos me penallti – Rashica shënoi golin e parë

“Çfarë ndeshje fantastike!! Përkrahje e mrekullueshme e tifozëve. Ju falënderoj shumë,. Vazhdojmë luftën. Urime ditëlindjen Werder Bremen”, ka shkruar ndër të tjera Rashica.

Ndryshe, vushtrriasi deri më tani ka pasur 21 paraqitje për skuadrën gjermane dhe ka shënuar tre gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

Exit mobile version