Besiktas ka arritur të rikthejë rezultatin ndaj Antalyaspor në pjesën e dytë, duke fituar në fund 2-1 për të kaluar tutje në Kupën e Turqisë.
Antalyaspor ishte në epërsi pas pjesës së parë ndaj Besiktasit me rezultat 1-0, ku golin e vetëm në këtë pjesëlojë e shënoi anësori i Kosovës, Zymer Bytyqi.
Zhvillohej minuta e 30-të, kur Bytyqi mori një top në zonë dhe me një gjuajtje të saktë shënoi për 1-0.
GOL | 🔴⚪️ Antalyaspor 1-0 Beşiktaş ⚫️⚪️
⚽️ 30' Bytyqi#ZTK | #ANTvBJK pic.twitter.com/7lWERtQrgM
— A Spor (@aspor) February 8, 2024
Sulmuesi anësor, Milot Rashica, kishte rast të mirë në minutën e 61-të, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë.
⚫️⚪️ Beşiktaş, 61. dakikada Rashica ile gole yaklaştı fakat top üsten auta çıktı. ❌#ZTK | #ANTvBJK pic.twitter.com/ZPv5sht2C8
— A Spor (@aspor) February 8, 2024
Por, bardhezinjtë filluar rikthimin në pjesën e dytë, kur në minutën e 71-të, Rashica harkon bukur në zonë për të gjetur Jackson Mulekan, i cili me kokë shënoi për 1-1.
Jackson Muleka'nın kafa golü. ⚽pic.twitter.com/0dzSc0wNXM
— Hayatımız Futbol (@hayatfootball) February 8, 2024
I njëjti futbollisti në minutën e 88-të shënoi golin që i solli Besiktasit fitoren, që e dërgon në çerekfinale të Kupës së Turqisë. /Telegrafi/