Telegrafi

Milot Rashica në formacionin e javës në Holandë (Foto)

Vitesse duket se ka gjetur formën e mirë në kampionat teksa ka arritur të marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat, dhe të tretën në çdo garë.

Për këtë skuadër holandeze luan edhe mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Ai kontribuoi në fitoren me rezultat 2-0 kundër Den Haagës, e cila gjë e ndihmoi të zë vendin në 11-shen më të mirë të javës në elitën e futbollit holandez, transmeton Telegrafi.

Vlerësimin e ka bërë gazeta sportie holandeze “Telesport Voetbal”, ndërsa Rashica është lojtar i vetëm kosovar që i ligës Eredivisie që ka arritur të futet këtë xhiro në mesin e më të mirëve.

Përveç Rashicës, edhe dy futbollistë të Vitesses, Leeardam dhe Nakamba janë në formacionin e javës të këtij mediumi /Telegrafi/