Milot Rashica është lojtari i radhës që ka bashkëndjerë dhimbjen me personat e prekur nga tërmeti i fuqishëm që ndodhi sot në Shqipëri.
Ylli shqiptar i ka dhënë mbështetje vendit tonë në këto momentet të vështira, duke thënë se duhet të lutemi.
“Të lutemi për Shqipërinë”, ka shkruar Rashica në llogarinë e tij në Twitter.
Deri më tani nga kjo fatkeqësi natyrore, 18 persona kanë ndërruar jetë dhe qindra të tjerë kanë kërkuar tretman mjekësor.
Dëmet materiale janë të mëdha, por që e gjithë populli është duke ndihmuar që ta kalojmë së bashku këtë fatkeqësi. /Telegrafi/
— Milotrashica (@milotrashica) November 26, 2019