Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka lëshuar fushën i lënduar në duelin e Werder Bremenit ndaj Schalkes.
Werder Bremen ka arritur të marr një fitore të madhe 0-1 në udhëtim te Schlake në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Bundesliga.
Goli i vetëm në këtë fitore të Werderit u shënuan në minutën e 32-të nga Leonardo Bittencourt, i cili u shërbye pikërisht nga Rashica.
Megjithatë, kjo ndeshje nuk ka qenë më e mira dhe më me fat për yllin vushtrrias të Kosovës.
⏱ 58. Min#Werder mit dem nächsten Wechsel: @davieselke27 kommt für @milotrashica, der im Anschluss draußen einen Verband um seinen Oberschenkel bekommt.
⚽ 0:1 #S04SVW
— SV Werder Bremen (@werderbremen) May 30, 2020
Kjo pasi Rashica është detyruar ta lëshoj fushën i lënduar në minutën e 58-të të takimit.
Rashica u zëvendësua nga Davie Selke dhe u pa teksa lëshon fushën duke e mbajtur kofshën e këmbës së majtë, të cilën e kishte të lidhur me fashë. /Telegrafi/