Milot Rashica ka pësuar një dëmtim muskulor dhe për këtë është dashur ta lërë në gjysmë stërvitjen.
Mesfushori sulmues i Kosovës që luan te Werder Bremen po kalon në formë të jashtëzakonshme këtë vit.
Ka qenë vet klubi i Werder që përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar për dëmtimin e lojtarit.
Personalupdate: @milotrashica musste das heutige Training, aufgrund von Hüftproblemen abbrechen! Florian #Kohfeldt: „Ich gehe davon aus, dass es nichts Schlimmeres ist!“#Werder pic.twitter.com/HWLlA4EJqu
— SV Werder Bremen (@werderbremen) May 1, 2019
“Milot Rashica u desh të ndërpres stërvitjen e sotme për shkak të një problemi në kofshë,” shkruan në njoftimin e Werder Bremenit në Twitter.
Lajmin e ka konfirmuar edhe trajner Florian Kohfeldt, i cili shpreson që lëndimi të mos jetë aq serioz.
“Miloti është lënduar gjatë stërvitjes, por nuk mund të them asgjë më shumë”.
⚽️👀 @milotrashica #Werder pic.twitter.com/jc37AvhiDi
— SV Werder Bremen (@werderbremen) April 30, 2019
“Besoj se nuk është diçka serioze”, ka thënë Kohfeldt.
Milot Rashica këtë sezon ka arritur të shënojë 11 gola dhe ka dhënë katër asistime. /Telegrafi/