Milot Rashica është kthyer nga lëndimi, duke luajtur në fitoren e Besiktasit ndaj Sivassporit si mysafir me rezultat 1-0.
Ernest Muçi dhe Milot Rashica kanë luajtur me Besiktasin të martën duke fituar ndeshjen e parë të Grupit D të Kupës së Turqisë.
Golin e fitores për Besiktasin e realizoi Rafa Silva në minutën e 20-të.
Muçi luajti deri në minutën e 73-të kurse Rashica në lojë u inkuadrua në minutën e 82-të.
82′ – Oyuncu değişiklikleri
▶ Rashica, Salih
◀ Rafa Silva, Joao Mario#SVSvBJK [0-1] pic.twitter.com/tLu7GqeoLn— Beşiktaş JK (@Besiktas) January 7, 2025
Rashica i mungoi Besiktasit për 22 ditë shkaku i lëndimit të këmbës së djathtë. /Telegrafi/