Site icon Telegrafi

Milot Rashica iu ka shënuar të gjithë gjigantëve të futbollit gjerman

Ylli i Werder Bremen, Milot Rashica po shkëlqen këtë vit në Bundeligën e Gjermanisë.

Ai ka shënuar tetë herë në kampionat dhe tri në Kupën e Gjermanisë. Këto shifra e bëjnë si njërin prej lojtarëve më të mirë në klubin e tij.

Por ajo që është e veçantë ai ka arritur tu shënojë tri klubeve më të mëdha gjermane.

https://www.youtube.com/watch?v=8Hx6U7v5dwI

Rashica ka arritur të shënojë në portën e portën e Bayern Munich (70 trofe) një herë, në portën e Borussia Dormund (20 trofe) një herë dhe një portën e Schalkes (15 trofe) tri herë.

https://twitter.com/kosovanfooty/status/1121359068587790337

Këto tria së bashku me Werderin konsiderohen si klubet me më shumë trofe në Gjermani me 15 gjithsej.

Rashica i ka shënuar edhe Eitracht Frankfurtit, Bayer Leverkusenit, Mainzit, Augsburgut dhe Hannoverit.

Edhe këto klube me emër në Gjermani.

Forma e Rashicës nuk ka kaluar pa u vënë re nga shumë klube të njohura. Emri i tij pritet të jetë prej më të lakuarve në afatin kalimtar veror, por vështirë se do ta lirojë Werderi, pasi është kthyer në lojtarin kyç. /Telegrafi/

Exit mobile version