Telegrafi

Milot Rashica gjeti golin me fanellën e Kosovës pas plot dy vitesh: Moment që mund ta shfrytëzojë që të kthehet te shkëlqimi që kishte

Milot Rashica është kthyer në aksion më Kosovën, duke qenë pika më pozitive në ndeshjen ndaj Maltës.

Sulmuesi vushtrrias shënoi dy herë në këtë ndeshje, duke i dhënë Kosovës, fitoren e dytë brenda disa ditësh.

Rashica që kaloi një vit jo të mirë ku ishte i kushtëzuar nga dëmtim, nuk u paraqit në lartësinë e tij as te Werder Bremen, shkruan Telegrafi.

Ai nuk u paraqit në shumë ndeshje edhe për Kosovën, ndërsa mungesa e tij u vërejt më së shumti në ndeshjen e play-offit ndaj Maqedonisë së Veriut ku pësuam 2-1.

Rashica e ka gjetur golin me Kosovën pas plot dy vitesh.

Ndeshja e fundit që ai kishte shënuar është ajo me Bullgarinë në Sofje, ku fituam 3-2 me 10 qershor të vitit 2019, shkruan Telegrafi.

Këto dy gola mund të jenë një moment kthese i rëndësishëm për lojtarin, që kërkon ngjitjen në karrierë. /Telegrafi/