Site icon Telegrafi

Milot Rashica gjen golin e parë me fanellën e Galatasaray

Galatasaray po luan ndaj Kastamonuspor, ku Milot Rashica po luan si startues dhe ka gjetur golin.

Sulmuesi anësor i Kosovës, ka gjetur golin e parë me fanellën e Galatasaray, duke shënuar në minutën e 27-të.

Ai goditi nga distanca, ku topi u devijua për të përfunduar në portë.

https://twitter.com/goldepom1/status/1582803153057370115

Rashica ka kaluar këtë afat kalimtar te Galatasaray, ku po lufton për një pozitë në formacionin startues.

Lojtari është pjesë e Kosovës dhe vazhdon të jetë një nga të preferuarit e tifozëve. /Telegrafi/

Exit mobile version