Milot Rashica ka vazhduar shkëlqimin për Galatasaray në duel me Kasamonuspor në kuadër të Kupës së Turqisë.
Reprezentuesi kosovar pasi shënoi golin e parë në takim, e ka gjetur edhe të dytin.
Ishte minuta e 56-të e sfidës, kur Rashica u asistua nga Bafetemi Gomis dhe realizoi me një gjuajtje të fortë për 4-0.
🇹🇷 Milot Rashica AGAIN!🔥
Rashica gets his second goal for @GalatasaraySK in the Turkish Cup! 🚀
— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) October 19, 2022
Pas 70 minutave lojë, Galatasaray po udhëheq me rezultat të thellë 5-0 ndaj skuadrës nga Liga e Tretë e Turqisë.
Rashica deri më tani ka qenë lojtari më i mirë në fushë dhe tifozët e Galatasaray në disa raste e kanë duartrokitur sulmuesin kosovar për lojën e bukur. /Telegrafi/