Telegrafi

Milot Rashica gjen asistimin e parë pas rikthimit të Bundesligas, Bittencourt shënon ndaj Schalkes

Milot Rashica (Foto: Bernd Thissen/Pool via Getty Images/Guliver)

Werder Bremen ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Schalke në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Bundesliga.

Mysafirët nga Bremeni kanë arritur të kalojnë në epërsi ndaj Schalkes në një ndeshej të barabartë.

Ishte Leonardo Bittencourt, i cili ka arritur të shënojë në minutën e 32-të për 0-1.

Goli i gjermanit erdhi pas asistimit të yllit të Kosovës, Milot Rashica, asistim i cili ishte i pari për vushtrriasin pas rikthimit të futbollit në Budesliga.

Bittencourt shënoi një supergol nga distanca. /Telegrafi/