Site icon Telegrafi

Milot Rashica feston ditëlindjen, e fejuara e uron në mënyrë të veçantë

Belkize Kera dhe Milot Rashica (Foto: Instagram/milotrashica7)

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, po vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në mediat rozë. 

Ai sot feston ditëlindjen e 23-të dhe natyrisht se në këtë ditë nuk ka munguar një urim nga e fejuara e tij, Belkize Kere.

Biondia ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, derisa zgjedh fjalët më të veçanta për të uruar Rashicën.

“Urime ditëlindjen dashuria ime, t’i dëshiroj më të mirat nga dashuria jote. Jam shumë falënderuese për të gjitha që më kanë bërë femrën më të lumtur në botë. Të dua më shumë se fjalët që mund t’i them”, ka shkruar ajo.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës është i fejuar me bukuroshen nga Vushtrria tash e disa vite.

Theksojmë që Miloti aktualisht luan për skuadrën gjermane Werder Bremen. /Telegrafi/

Exit mobile version