Milot Rashica nuk do të mund ta jap kontributin e tij te Kosova për ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë.
Ndeshja që zhvillohet nesër (7 shtator) nga ora 15:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të jetë e vlefshme për kualifikimet në Euro 2020.
Ylli vushtrrias ka pësuar lëndim disa javë më parë te Werder Bremeni, mirëpo sot është parë në stadium derisa lojtarët e Kosovës i zhvillonin stërvitjet.
Natyrisht se prezenca e Rashicës në stadium do të jetë një motiv shtesë për lojtarët e Përfaqësueses tonë para ndeshjes me Çekinë.
Anëtari i skuadrës gjermane ka publikuar fotot në llogaritë e tij në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Forca Kosovë”.
Anglia aktualisht është lider i Grupit A me gjashtë pikë, aq sa kanë edhe çekët, Kosova ka pesë pikë, ndërsa Mali i Zi dhe Bullgaria me nga dy. /Telegrafi/
FORCA KOSOVË🇽🇰💙 pic.twitter.com/IHgZ68qiZt
— Milotrashica (@milotrashica) September 6, 2019