Telegrafi

Milot Rashica dhe Gold Ag vizitojnë shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”

Se humanizmi shtohet kur vjen muaji i shenjtë i Ramazanit, tregon shembulli i sotëm i dy personaliteteve shqiptare.

Të hënën në njërën nga kuzhinat popullore të shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, ka qëndruar lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica dhe reperi Gold Ag.

Ata kanë shërbyer ushqimin e iftarit për nevojtarët që i drejtohen çdo ditë kësaj kuzhine.

Drejtori i shoqatës Halil Kastrati, në llogarinë personale në Facebook ka falënderuar pjesëmarrësit për prezencën e tyre.

“Faleminderit për pjesëmarrje Arian Agushi dhe Milot Rashica”, ka shkruar Kastrati.

Ndryshe, aksione të ngjashme ka pasur edhe nga shumë personalitete të ndryshme publike shqiptare. /Telegrafi/