Më 19 maj të këtij viti, futbollisti i njohur shqiptar, Milot Rashica, dhe bashkëshortja e tij Belkiz Kera, u bënë prindër për herë të parë.
Ata mirëpritën në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Tian.
Çifti janë kthyer vetëm pak javë më parë nga Gjermania në Kosovë, për të takuar familjarët e tyre dhe për ta sjell për herë të parë djalin në shtetin e tyre amtar.
Teksa po gjenden në Kosovë, Rashica dhe Belkiz Kera kanë realizuar një festë të veçantë për beben e tyre, me të ftuar miq dhe rrethin e ngushtë familjar.
Ata kanë realizuar edhe një fotosesion të veçantë për këtë festë – fotografitë e të cilit i kanë ndarë tashmë me ndjekësit e tyre në rrjetin social Instagram.
“E bekuar me familjen time”, ka shkruar Kera në mbishkrimin e këtyre imazheve.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve të çiftit, duke iu uruar bekimet më të mira për djalin e tyre. /Telegrafi/