Futbollisti i njohur, Milot Rashica, së fundmi ka bërë një investim të ri.
Përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale, futbollisti nga Vushtrria ka shfaqur imazhet e veturës së tij më të re luksoze.
Bëhet fjalë për një makinë të tipit Mercedes Benz GT, vlera e së cilit sillet rreth minimum 150 mijë euro.
Ai ka zgjedhur që veturën në fjalë ta ketë me ngjyrë të gjelbër, ndërsa ka shijuar xhiron e parë me të.
Në fotografitë që ka publikuar në InstaStory, Rashica duket i lumtur me investimin e tij më të ri.
Përndryshe, ylli i Kosovës e ka mbyllur me gol sezonin 2018/19 në elitën e futbollit gjerman Bundesliga. /Telegrafi/