Telegrafi

Milot Rashica bëhet baba për herë të parë, vjen në jetë Tiani

Foto: Milot Rashica/Instagram

Futbollisti i njohur i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, është bërë sot (e martë) baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Belkiz Kera, solli në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Tian.

Lajmin për ardhjen në jetë të djalit e bëri të ditur vet futbollisti me prejardhje nga Vushtria, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

“Ëndërro gjëra të madha, djalosh i vogël”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë, ku shfaqej pranë bashkëshortes dhe djalit të porsalindur.

Postimi i Milot Rashicës është përcjell me urime të shumta nga ndjekësit e tij, përfshirë këtu edhe një pjesë të mirë të fytyrave publike.

Të njëjtin imazh më pas e shpërndau në Instagram edhe vet Belkiz, e cila zbuloi edhe emrin me të cilin e pagëzuan djalin e tyre.

“Mirësevjen në botë djali im. Të duam Tian Rashica, 19.05.2020″, shkroi bashkëshortja e futbollistit në Instagram.

Çifti Milot dhe Belkiz përndryshe janë fejuar në vitin 2015, gjersa thuhet se u martuan në gusht të vitit të kaluar, në një ceremoni tejet private. /Telegrafi/

Milot Rashica dhe Belkiz Kera (Foto: Milot Rashica/Instagram)