Site icon Telegrafi

Milot Rashica asiston në golin e barazimit, ku Werder merr një pikë ndaj Schalkes

Werder Bremen ka fituar një pikë kundër Schalkes, në ndeshjen që u mbyll 1-1 në kuadër të javës së 19-të në Bundesliga.

Anësori shqiptar Milot Rashica u fut në lojë në fillimin e pjesës së dytë, kur rezultati ishte 1-0 në të mirë të Schalkes, që kishte kaluar në epërsi me golin e Omar Mascarell.

Me tu futur në lojë Rashica, filloi të rrezikojë portën mysafire.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 77-të, ku Rashica pranoi një top në zonë, kaloi në mbrojtës dhe pasoi te David Mohëald i cili me një goditje të fortë shënoi për 1-1.

 

Në minutën e 88-të, Rashica ishte i pafat pasi nuk portieri Ralf Fahrmann, priti një gjuajtje të tij.

Më paraqitjet e fundit Rashica është duke e rritur volumin dhe po kthehet dal ngadalë në formën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version