Telegrafi

Milot Llalloshi bëhet baba për herë të parë, vjen në jetë Priami (Foto)

Milot Llalloshi, i njohur për publikun si vëllai i këngëtares Edona Llalloshi, me të cilën bashkë dikur kishin shumë hite, është bërë mbrëmë (e premte) baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij Erxhina Ismajli janë bërë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Priam.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet motra e tij Edona, e cila ka publikuar një fotografi të dorës së vogëlushit në llogarinë zyrtare në Instagram, teksa i ka uruar mirëseardhjen në këtë jetë.

“Mirë se erdhe trashëgimtari dhe prirësi ynë. Priam Milot Llallosh”, shkruan Edona në Instagramin e saj. /Telegrafi/