Site icon Telegrafi

Milot-Fushë Krujë, mjeti përplas për vdekje këmbësorin

Gjatë mëngjesit të së martës, në aksin rrugor Milot – Fushë Krujë, një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit.

32-vjeçari që drejtonte automjetin është shoqëruar në komisariatin e Tiranës. Ndërkohë, një drejtuese në gjendje të dehur ka përplasur automjetin në reklamat e një pike karburanti në autostradën Tiranë-Durrës rreth mesnatës.

25-vjeçarja është proceduar penalisht për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, ndërsa gjendet e shtruar në spital për shkak të disa lëndimeve të marra. /Telegrafi/

Exit mobile version