Site icon Telegrafi

Milo Gjukanoviq shtrohet në spital, trajtohet për pneumoni

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq është shtruar në një prej spitaleve të Malit të Zi.

Lideri disa-vjeçar i shtetit po trajtohet për pneumoni dhe se aktualisht gjendjen e ka stabile.

“Të gjithë parametrat jetësorë janë të qëndrueshëm ndërsa po kryen pa pengesë detyrat e rregullta presidenciale”, tha kabineti i presidentit të Malit të Zi.

Testet e sotme treguan se 58-vjeçari nuk është pozitiv për coronavirus, raporton rtcg.me.

Kabineti deklaroi se testet e mëparshme gjithashtu ishin negative dhe se nuk ka simptoma të virusit.

Ndryshe, partia e Gjukanoniqit pas tri dekadave në pushtet, në zgjedhjet e fundit ka humbur dhe tani gjendet në opozitë. /Telegrafi/

Exit mobile version