Site icon Telegrafi

Milner vazhdon qëndrimin te Liverpooli edhe për një sezon

(Foto: Instagram/jamesmilnerofficial)

James Milner e ka vazhduar edhe për një vit kontratën me Liverpoolin duke refuzuar oferta nga Aston Villa, Newcastle United dhe disa klube nga MLS.

Mesfushori iu bashkua Redsave në vitin 2015 si transfer i lirë nga Manchester City dhe që atëherë ka regjistruar 289 paraqitje në të gjitha garat.

Në edicionin 2021/2022, ai zhvilloi 39 ndeshje, megjithatë kontrata duhej t’i skadonte më 30 qershor.

Sidoqoftë, Liverpooli vendosi që ta mbante në skuadër së paku edhe për një vit dhe tashmë është konfirmuar kontrata e re e 36-vjeçarit.

Lexo po ashtu Lojtarët me çmimin më të lartë në Ligën Premier nga secila moshë

“Ju njoftojmë me kënaqësi se James Milner ka nënshkruar vazhdim të ri të kontratës me Liverpoolin”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version