Telegrafi

Milner tregon se a ndikuan fjalët e portierit të Southamptonit për të humbur penalltinë

James Milner ka marrë përgjegjësinë për barazimin ndaj Southamptonit në Anfield me rezultat 0-0.

Zëvendës-kapiteni i Liverpoolit humbi penalltinë në pjesën e dytë, e cila në fund doli të jetë vendimtare.

“Është frustuese. Natyrisht penalltia është faji im dhe fakti që nuk arritëm të marrim tre pikë është faji im”.

“Fraser Forster është portier klasi, por unë kam qenë i pranishëm në këtë sport mjaftueshëm për t’u siguruar se këto gjëra mos të më shqetësojnë”, ka thënë Milner për fjalët e portierit të Southamptonit drejt tij para se të gjuante penalltinë.

Kjo ishte penalltia e parë e humbur nga Milner që nga viti 2009, ndërsa për Liverpoolin kjo është e para që ka humbur, nga tetë gjithsej.

Kurse për Forsterin kjo ishte penalltia e parë që ka mbrojtur në Ligën Premier nga nëntë gjithsej. /Telegrafi/