Telegrafi

Milner me rekord unik nga penalltitë

Crystal Palace nuk e dinte, por sa po James Milner shënoi penalltinë e Liverpool, fitorja për ta do të ishte pothuajse e pamundur, pasi sa herë që ai shënon skuadra merr pikë.

Londinezët kishin 45 minuta në dispozicion për të ndryshuar fatet e ndeshjes, por e kaluara tregon se e kishte të pamundur sepse historia tregon se sa herë që shënon Milner, skuadra ku luan mesfushori nuk humbet.

Liverpool  siguroi fitoren me rezultat 2-0, me golin e Mane në sekondat e fundit, duke konfirmuar edhe një herë rekordin mbresëlënëse të Milner.

James Milner (Getty Images)

32-vjeçari ka shënuar 49 gola në Ligën Premier dhe në këto ndeshje skuadra ku ai ka luajtur ka fituar 39 ndeshje dhe ka barazuar 10 ndeshje.

Ky rekord ka nisur në vitin 2002, kur atëherë 16-vjeç, Milner shënonte për ekipin e Leeds kundër Sunderland dhe ekipi tij fitonte 2-1.

Rekordi i dytë i Milner është që me penalltinë e kthyer në gol ndaj Crystal Palace ai shkruan emrin tij në librat e historisë së Ligën Premier me tetë penallti radhazi të shënuara. /Telegrafi/