Telegrafi

Milloshoski: Kishim debat konstruktiv

Mbaroi takimi në Qeveri, ndërmjet përfaqësuesve të OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së, në lidhje me Ligjin e ri për Prokurorinë Publike, i cili duhet të rregullojë statusin e PSP-së.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski tha se takimi ishte konstruktiv dhe se ata ranë dakord “për financimin e prokurorisë dhe për llogaridhënie më të madhe të prokurorëve”.

Ai nuk donte të shpalos detaje sepse ata arritën marrëveshje në takim për të mos dhënë më shumë informacion për të arritur një marrëveshje përfundimtare.

OBRM-PDUKM nuk pranon që Vilma Ruskovska të jetë kryetare e prokurorisë së re, ku do të përfshihet edhe PSP.

Një takim i ri do të mbahet para festës së Ilindenit./Telegrafi/