Ministri teknik bullgar për Punë të Jashtme, Nikollaj Milkov, ka folur sot për marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, zhvillimet e fundit me kremtimin e ditëlindjes së revolucionarit, Goce Dellçev.
“Ju e dini se çfarë ndodhi më 4 shkurt. Nga mosveprimi në lidhje me represionet ndaj qytetarëve bullgarë, autoritetet e Maqedonisë së Veriut morën masa.
Ne kemi konstatuar se përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet me RMV-në janë minuar nga autoritetet lokale”, tha Milkov./Telegrafi/