Site icon Telegrafi

Millie Bobby Brown feston ditëlindjen e 21-të me një pamje krejtësisht të re

Aktorja e njohur e “Stranger Things”, Millie Bobby Brown, festoi ditëlindjen e saj të 21-të me një pamje të re bionde dhe një festë intime me miqtë.

Ajo ndau me ndjekësit në Instagram momente nga festa, ku shfaqej e veshur me një bluzë jeshile me shkëlqim, duke ndezur një qiri si cigare, ndërsa miqtë e saj qeshnin në sfond.

Mes komenteve nga miqtë e saj të famshëm si Hailey Bieber dhe Halsey, Brown falënderoi fansat për urimet duke shkruar: “Faleminderit për urimet… përshëndetje 21!”.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Jake Bongiovi, i dedikoi një postim të ëmbël, duke i shprehur dashurinë në një selfie me aktore, shkruan DailyMail.

Çifti, në vend që të jetojnë në luksin e Hollywood-it, kanë zgjedhur një jetë të qetë në një fermë në Xhorxhia, duke u kujdesur për kafshët e tyre.

Brown ka shprehur pasionin e saj për kujdesin ndaj kafshëve, duke ndjekur edhe kurse veterinarie.

“Unë trajtoj plagët, marr pulsin dhe bëj të dhënat e tyre mjekësore vetë”, u shpreh ajo për ‘Vanity Fair’.

Aktorja gjithashtu foli për emocionet e saj mbi përfundimin e “Stranger Things”, duke pranuar se e ka prekur më shumë nga sa mendonte.

“Deri dje nuk më kishte goditur… pastaj fillova të qaja”.

Millie Bobby Brown vazhdon të shkëlqejë si në ekran ashtu edhe jashtë tij, duke ndjekur pasionet e saj dhe duke ndërtuar një jetë përtej famës së Hollywood-it. /Telegrafi/

Exit mobile version