Aktorja Millie Bobby Brown është bërë e njohur për publikun ndërkombëtar qysh në moshë të vogël.
Tashmë ajo ka filluar edhe të ndihmojë, duke dhuruar rreth 15 mijë euro organizatave bamirëse spitalore që mbështesin stafin shëndëtësor në mes të krizës së coronavirusit, shkruan The Sun.
16-vjeçarja dhuroi bujarisht pesë mijë euro në tre vende të ndryshme, për spitalin Bournemouth, Salisbury County Stars Appeal dhe Southampton.
Millie, e cila jetoi në Bournemouth për katër vjet, tregoi se si ajo ishte “në ankth” për stafin shëndetësor.
Ajo tha: “Punëtorët shëndetësorë të Britanisë dhe të gjithë kujdestarët janë një frymëzim për të gjithë ne dhe janë heronjtë e kombit”.
“Unë jam e frikësuar për secilin prej tyre dhe thjesht kam dashur t’i falënderoj ata që rrezikojnë jetën e tyre , veçanërisht në spitalet në Bregun e Jugut”, shtoi ajo.
Dhurimet e të rinjve do të ndihmojnë në financimin e paketave të kujdesit personal, ushqimit dhe pijeve që nuk mund të prishen, aksesin ndaj psikologëve, aktiviteteve dhe revistave që promovojnë shëndetin pozitiv mendor. /Telegrafi/