Inteligjenca amerikane tregon se virusi ka të ngjarë të ketë ndodhur natyrshëm dhe jo në një laborator kinez, mirëpo asgjë ende nuk është e sigurt, tha kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Mark Milley.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vërejtjet e gjeneralit të ushtrisë amerikane, Milley, vijnë pas spekulimeve mund të ngjallin spekulime për origjinën e virusit, diçka që Kina e ka hedhur poshtë si një teori konspirative që nuk ndihmon në luftën kundër pandemisë.
“Ekzistojnë shumë thashetheme dhe spekulime në larmi të medieve, si dhe faqe të tjera të blogjeve. Duhet të ketë parasysh se kemi interes të madh për ta zbuluar”, ka thënë Milley.
“Megjithëse ende nuk ka diçka përfundimtare, pesha e provave tregon se është natyrore. Mirëpo ne nuk e dimë sigurt”, ka thënë ndër tjerash.
Ndërkohë numri i të prekurve nga coronavirusi globalisht është afër 2 milionë, 125 mijë persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 471 mijë janë shëruar. /Telegrafi/