Site icon Telegrafi

Millçin: Kërkesa e Greqisë për ndryshim të emrit është kërkesë idiote dhe manipulim politik (Video)

Regjisori dhe aktivisti i shoqërisë civile, Vlladimir Millçin ka deklaruar se mungon debati i ekspertëve rreth çështjes së emrit të Maqedonisë.

Sipas tij, nuk duhet të ndërmerret veprim që nuk është i matur mirë dhe nuk është i menduar mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I ftuar në emisionin “Noqno Studio” në Tv Telma, Millçin thotë se nuk sheh analiza serioze, konsultime me njerëz që kanë njohuri, me ekspertë që kanë ndjenjë përgjegjësie.

Për Millçin kërkesa greke për ndryshimin e emrit është idiote dhe një manipulim politik, dhe se nuk rrezikohet nga një shtet i vogël dhe i varfër, jashtë NATO-s dhe BE-së./Telegrafi/

Exit mobile version