Site icon Telegrafi

Milla Carovska: Shkollat për momentin do të jenë të hapura

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, thotë se shkollat do të mbeten të hapura për nxënësit deri në klasë të tretë dhe për ata të cilët është vlerësuar se mund ta ndjekin mësimin me prezencë fizike.

Në një intervistë për AIM, Carovska tha se për çdo vendim ndryshe në lidhje me shkollat, opinioni do të njoftohet me kohë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vlerësoj se të gjitha masat të cilat i kemi zbatuar janë të mira dhe e kanë dhënë efektin e pritur. Respektohen rregullat dhe mund të konstatojmë se shkollat nuk janë trensmetues të virusit. Kemi më pak se një përqind të infektuar nga nxënësit dhe mësuesit në shkolla. Kështu që shkollat për momentin do të jenë të hapura”, tha Carovska.

Ndërsa për vlerësimin e nxënësve që e kanë ndjekur mësimin online, ministrja tha se ka mundësi që të organizohet kontroll edhe me prezencë fizike nën protokolle të ashpra./Telegrafi/

Exit mobile version