Site icon Telegrafi

Milk Music ka dështuar. Së shpejti mbyllet shërbimi!

Përdoruesit e Samsung duhet të gjejnë një mënyrë të re për të dëgjuar muzikë. Kompania ka deklaruar që do të ndalojë shërbimin e radios Milk Music.

Sipas Variety, Samsung do të ndalojë këtë shërbim më 22 shtator, duke shtyer përdoruesit e Galaxy dhe Note të përdorin Slacker Radio.

Eliminimi i shërbimit është spekuluar për disa muaj tashmë pasi që sipas raporteve, aplikacioni ka dështuar të tërheq përdorues.

Samsung ka lansuar shërbimin në vitin 2014 si një alternativë për shërbimet muzikore si Spotify dhe Pandora.

Gjatë të njëjtit vit, kompania kishte lansuar shërbimin e videos të quajtur Milk Video.

Ende nuk dihen planet e Samsung për të zëvendësuar shërbimin përveç drejtimit të përdoruesve në Slacker.

 

Exit mobile version