Telegrafi

Milito të rinovojë deri në vitin 2014

Milito është thënë se mund të largohet nga Interi për shkak interesimit të shtuar të Real Madridit. Sulmuesi kërkoi rritje të pagës së tij, gjë që nerazurët në një moment e refuzuan. Megjithatë, duket se Interi ka arritur të gjejë një zgjidhje për sulmuesin që ka hyrë në analet e historisë së klubit, duke i ofruar kontratë të re deri në vitin 2014.

Finalizimi i detajeve pritet të bëhet që sot, me takimin mes agjentit të argjentinasit, Fernand Hidalgo dhe presidentit Nerazzur, Massimo Moratti. /Telegrafi/