Telegrafi

Milito rinovon të martën

La Gazzeta dello Sport pohoi se Milito do të nënshkruante të enjten kontratën që e mban atë te klubi ‘nerazzur’ deri në vitin 2014, por Hidalgo beson se rinovimi do të finalizohet të martën.

“Unë do të takohem me Interin të martën për të biseduar për kontratën e Diego Militos. Ajo do të jetë dita më e mirë për të zyrtarizuar marrëveshjen e re”, ka thënë Hidalgo për Sky Sport Italia. /Telegrafi/