Telegrafi

Milito: Më vjen keq për Zanettin e Cambiasson

“Si bashkëlojtar dhe mik i tyre, më vjen keq që ata nuk janë këtu. Ata janë lojtarë shumë të rëndësishëm, por duhet të respektojmë vendimin e Diego Maradonës”, theksoi Milito pasi arriti në Buenos Aires.

“Si të gjithë të përzgjedhurit edhe unë dua të luaj në secilën ndeshje me kombëtaren. Argjentina është një ndër favoritët e Kampionatit Botëror”, përfundoi Milito. /Telegrafi/