Telegrafi

Milito: Me Interin mund të fitoj gjithçka

“Është shumë më mirë që pikërisht tani erdha tek Interi. Ishte lëvizje shumë e mirë e Genoas që deri në fund të sezonit bazohej në shërbimet e mia”.

“Gjatë përvojës time kam mësuar se në futboll shpërblehet puna në afat të gjatë kohor dhe unë jam i prirë që gjithmonë ta jap maksimumin”.

“Kjo skuadër ka gjithçka të nevojshme për ta fituar Ligën e Kampionëve. Duhet ta ndjekim shembullin e Barcelonës dhe të fitojmë gjithçka në sezonin e ardhshëm”, ka thënë argjentinasi duke shprehur kënaqësi që do të luajë krahas Zlatan Ibrahimovicit në sulm.