Telegrafi

Ky duhet të jetë trajneri i ardhshëm i Interit sipas Militos

Ikona e Interit, Diego Milito, ka thënë se preferon Leonardon në krye të klubit italian.

Sulmuesi argjentinas beson se tekniku brazilian është i aftë të drejton Neroazzurrët.

“Leonardo? E njoh atë, ai ka kualitet që të menaxhon dhomën e zhveshjes, po ashtu marrëdhëniet dhe lidershipin në një kohë delikade”, ka thënë Milito për La Repubblica.

“Kam besim te Javier Zanetti dhe Piero Ausilio, ata janë familjarizuar me klubin dhe prezantojnë vlerat e Interit. Është e vërtetë që figurat si Massimo Moratti janë vështirë të zëvendësohen”.

“Ai është një histori dashurie me klubin, kur flasim për Morattin, flasim për Interin”, ka shtuar Milito. /Telegrafi/