Telegrafi

Milito: Interi do të luftojë në të gjitha garat

“Para së gjithash jam shumë i lumtur dhe i ngazëllyer që jemi këtu (ka thënë Milito duke folur edhe për Thiago Mottan). Është një skuadër e madhe dhe të gjithë më kanë mirëpritur, trajneri, lojtarët dhe klubi”.

“Ky është një klub i rëndësishëm me lojtarë të mëdhenj, të cilët na kanë mirëpritur dhe ne jemi të entuziazmuar për këtë. Dëshirojmë t’i ndihmojmë skuadrës të fitojë trofe”.

“Mendoj se Interi mund të fitojë tituj dhe shpresojmë të kemi një sezon të mirë. Liga e Kampionëve? Interi është një skuadër e madhe dhe të gjitha klubet e mëdha që marrin pjesë në gara të mëdha mundohen t’i fitojnë ato”.

“Nuk është lehtë ta fitosh Ligën e Kampionëve. Ne do të luftojmë t’i fitojmë të gjitha garat”, ka thënë sulmuesi argjentinas për “Sky Sport Italia”.