Telegrafi

Milito i prekur nga përkrahja Nerazzure

Milito do të mungojë deri në shtator dhe lajmi përkundër faktit se nuk është pritur mirë nga qarqet Nerazzure, janë tifozët zikaltër ata që kanë shprehur dashurinë e tyre për El Principen dhe kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga legjenda e Interit.

“Unë dua të falënderoj të gjithë për përkrahjen. Unë dua të falënderoj presidentin Moratti, bashkëlojtarët dhe të gjithë te Interi. Po ashtu falënderoj Milanin, Genoan dhe Fiorentinën për fjalët e mira”.

“Por, më shumë dua të falënderoj tifozët e Interit, të cilët më kanë prekur me përkrahjen e tyre. Gjithë kjo dashuri po më jep shumë motivim që sa më shpejt të kthehem në fushë, për të fituar trofe me ekipin tim”, ka deklaruar Milito për faqen zyrtare të Interit. /Telegrafi/