Telegrafi

Milito: Harrojeni Romën, fokusohuni te CSKA-ja

“Ne duhet ta harrojmë humbjen dhe të mendojmë vetëm për CSKA-në. Nuk është mirë të humbasësh siç bëmë ne. Një barazim do të ishte më i mirë”.

“Tani duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet. Varet nga ne. Ne jemi të parët, por duhet të sigurohemi që të mos bëjmë gabime”, deklaroi Milito për Sportmediaset.