Telegrafi

Milito: Duhet ta eliminojmë Barcelonën

“Interi është ekip i mrekullueshëm, të cilit i ka munguar suksesi në Evropë qe një kohë të gjatë. Tifozët e duan këtë titull dhe ne jemi të detyruar të luajmë mirë. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por ne do të bëjmë më të mirën për t’u kualifikuar në finale”.

“Messi është numri një, ai vërtet nuk ka të ndalur. Është mirë të luash përkrah me të me Argjentinën, më ndodhi në Poloni, ishte kënaqësi. Ai u rrit, si lojtar ashtu dhe si njeri. Në Argjentinë, pritjet janë të mëdha nga ai për Kampionat Botëror dhe ai po mësohet se si ta menaxhojë presionin”, deklaroi Milito. /Telegrafi/