Telegrafi

Milito dëshiron që Messi të luajë

Sulmuesi zikaltër Diego Milito shpreson që të luajë edhe bashkëkombësi i tij Lionel Messi te skuadra kundërshtare, duke qenë se prania e Messit në fushë është vënë në dyshim pas një lëndimi në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos.

“Të gjithë e dimë rëndësinë e Leos dhe çfarë lojtari i madh është ai. Ai është një lojtar i vendosur i Barcelonës dhe do të zhgënjehesha nëse nuk luan për shkak të lëndimit”.

“Ai është njëri nga lojtarët më të mirë në botë dhe vërtet e mendoj kur e them se do të jetë një zhgënjim i madh nëse ai nuk merr pjesë në një ndeshje si kjo”, ka thënë Milito. /Telegrafi/