Site icon Telegrafi

Militanti i ISIS-it hedh veten në erë vetëm pesë metra larg gazetarëve, pamjet e tmerrshme filmohen nga kamerat (Video, +18)

Puna e gazetarit është e shenjtë por edhe shpesh e rrezikshme, duke marrë parasysh faktin se rrezikojnë jetën për t’ia sjellë botës të vërtetën që ndodh qoftë në politikë, ekonomi apo edhe luftë.

Këtë gjë më së miri e dëshmon një video e publikuar së fundmi, ku disa gazetarë derisa po ecnin nëpër një fushë për pak sa nuk e pësojnë keq, kur një militant i ISIS-it që po qëndronte vetëm pesë metra larg tyre i shtrirë në tokë, hedh veten në erë, transmeton Telegrafi.

Derisa një grup gazetarësh po mundoheshin të filmojnë luftërat e ashpra që po zhvilloheshin mes ISIS-it dhe forcave irakiane, në një moment për pak sa nuk mbesin të vdekur në vend kur një militant shumë pranë fytyrës së tyre hedh veten në erë.

Por është interesant fakti se si gazetarët shpëtojnë pa ndonjë lëndim serioz, derisa pjesët e trupit të militantit të ISIS-it fluturojnë në ajër. /Telegrafi/

Exit mobile version