Site icon Telegrafi

Militantët në AKP

Partnerët e koalicionit qeverisës përsëri kanë propozuar militantë partiakë në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), i cili që disa muaj nuk është funksional.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ditë më parë ka propozuar Petrit Gashin për kryesues të Bordit, ndërsa anëtarë janë propozuar: Hasime Mazreku, Hamdi Jaha, Skender Komoni, Ismajl Januzi, Haxhi Arifi, Ranko Gjokiq dhe Bajram Zejnullahu.

Hasime Mazreku në legjislaturën e katërt të Kuvendit ka qenë deputete nga radhët e PDK-së. Edhe Bajram Zejnullahu në zgjedhjet e vitit të kaluar ka garuar si kandidat i PDK-së për deputet në Parlament, mirëpo nuk ka arritur t’i sigurojë votat e nevojshme, shkruan Zëri.

Skender Komoni edhe më herët ka qenë anëtar i Bordit të AKP-së, gjatë koalicionit PDK-AKR, përderisa emri i tij së fundi është gjendur në dosjet e Prokurorisë së Pejës në dyshimet për diplomë false në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë. /Telegrafi/

Exit mobile version