Ekstremistët islamikë kanë kryer një sulm në një burg në jug të Filipineve, ku kanë liruar 28 të burgosur, në mesin e të cilëve ishin anëtarë të grupit aleat të Shtetit Islamik.
Policia ka njoftuar se ky sulm në burgun në qytetin Maraëi është kryer nga 50 anëtarë të armatosur rënd të grupit Maute, i cili i ka shpallur aleancë IS-it.
Tetë anëtarët e grupit Maute, që kanë ikur nga burgu, ishin arrestuar më 22 gusht, pasi ushtarët u kishin gjetur eksplozivë dhe armë, në veturën me të cilën po udhëtonin.
Policia ka thënë se edhe 20 të arrestuar, kanë ikur gjatë këtij incidenti.
Grupi Maute është njëri prej disa grupeve ekstremiste islamike në rajonin jugor të Minadanao, ku shumica e banorëve janë katolikë, ndërkaq, myslimanët janë minoritet.