Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur dy kamikazë të ISIS-it tentojnë të futen në një kishë në Pakistan.
Të paktën 9 persona janë vrarë dhe 45 janë plagosur, kur dy militantë të ISIS-it arritën të futen brenda kishës, transmeton Telegrafi.
Militantët ishin futur në kishë që ishte e mbushur me besimtarë në qytetin Quetta rreth 65 kilometra larg kufirit me Afganistanin.
Ata janë filmuar nga kamerat e sigurisë duke u afruar në portën e kishës të maskuar me rroba civile, dhe më pas nxjerrin pushkët automatike.
Edhe pse u ndaluan nga policia, ata arritën të bëjnë kërdinë, ku njëri prej tyre aktivizoi bombën që e kishte të lidhur në trup, derisa tjetri humbi jetën pas të shtënave me armë me policinë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=voIY4r69reg