Site icon Telegrafi

Militantët e ISIS-it e kishin shfrytëzuar si skllave seksi për tri vite, tani është rikthyer që t’iu hakmerret – qëllimi i saj është kapja e tre personave (Video)

Pasi i kaloi tri vite si skllave seksi e organizatës terroriste “Shteti Islamik”, Heiza Shankal më në fund është shpëtuar dhe është kthyer në qytetin ku është rritur, me vetmin qëllim që t’i hakmerret ekstremistëve, shkruan CBS News.

Gjatë vitit 2014, pjesëtarët e Jazidit kishin ikur nga militantët e ISIS-it të cilët po i afroheshin maleve Sinjar në Irak, transmeton Telegrafi.

Militantët e kësaj organizate terroriste asokohe kishin vrarë mijëra pjesëtarët të komunitetit Jazidi, kurse raportohet se afro 10 mijë tjerë janë arrestuar.

ISIS-i ua kishte prerë kokat burrave ndërsa disa tjerë janë djegur për së gjalli. Por, fëmijët i kanë marrë që të luftojnë në anën e tyre, kurse vajzat dhe gratë i kanë shitur si skllave seksi. Heiza ishte rrëmbyer së bashku me mijëra gra e fëmijë.

“Kur filloi masakra në malet e Sinzarit, më rrëmbyen. Më kanë nxjerr në shtije si skllave seksi dhe më kanë blerë disa persona. Por, për fat të mirë tani jam me bashkëluftëtarët e mi të cilët më kthyen në Sinjar”, ka deklaruar Heiza.

“Kam qenë e befasuar kur pash se ushtria po mbronte Sinjarin, dhe kështu vendosa t’iu bashkëngjitëm dhe t’iu hakmerrem atyre që më shkatërruan jetën. E mbaj këtë armë për t’iu hakmarrë Abu Hasanit, Abu Jusufit dhe Abu Sadutit, të cilët më kanë torturuar mua dhe shumë nëna të zëna rob”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version