Militantët e organizatës terroriste “Shteti Islamik” kanë publikuar imazhet e vrasjes së një piloti sirian, i cili për 18 muajsh ishte i burgosuri i tyre.
Piloti Azem Eim kishte rënë në duart e militantëve të ISIS-it në prill të vitit të kaluar, pasi aeroplani luftarak i ushtrisë siriane u rrëzua, transmeton Telegrafi.
Militantët kanë publikuar imazhet rrëqethëse ku shihet duke e djegur për së gjalli, kurse nuk dihet vendi se ku janë shkrepur imazhet.
ISIS kishte rrëzuar një aeroplan luftarak të Jordanisë në vitin 2014, dhe kështu në të njëjtën mënyrë ia kishin marrë jetën pilotit Mazu al-Kasabehu. /Telegrafi/
#Islamic_State #ISIS organisation released a video that contained the execution of #Syrian fighter pilot #Azzam_Eid of #Salamiyah,#Hama. Eid was captured after he fell by parachute near the site where his Mig-23 crashed in eastern #Qalamoun,#Syria in #April 2016.#kasasbeh pic.twitter.com/jevzovQnEb
— Qais Fares (@qais_fares) November 30, 2017